Ernest Muçi ishte protagonisti i mbrëmjes në Conference League, pasi ia doli të shënonte dy herë në ndeshjen e parë në grup mes Legias së Varshavës dhe Aston Villës, duke u dhënë fitoren 3-2 polakëve.
Sulmuesi shqiptar u zëvendësua në minutën e 72-të, pasi kishte dhënë gjithçka dhe dopieta e tij ishte vendimtar në këtë fitore. Muçi për këtë paraqitje u vlerësua si lojtari i ndeshjes nga SofaScore me notën 8.5. Ai kishte 17 pasime kyçe dhe dy duele të fituara. Edhe UEFA vlerësoi sulmuesin e Kombëtares.