Ndryshime të detyrueshme në listën e Kombëtares për shkak të dëmtimeve. Trajneri Silvinjo, ka ftuar për herë të parë në ekipin e parë, mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai.
Ky i fundit do të bashkohet me stërvitjen e Kombëtares A këtë të martë dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Çekisë më 11 Tetor dhe Gjeorgjisë më 14 Tetor.

Mediat kroate dhe vetë trajneri i U-21, Alban, Bushi e kanë cilësuar Fetain si “Modriçin e ri”.
Feta Fetai, pasi shkëlqeu në futbollin e moshave të Maqedonisë së Veriut, u bashkua me skuadrën e Lokomotiv Zagreb, në Ligën e Parë kroate, ku gjithashtu arriti të shkëlqejë.
Në dy ndeshjet e radhës për arsye dëmtimi kuqezinjve do tiu mungojë Berat Djimsiti.