Në “Tregimin e ditës” në Youtube, Rudina Xhunga foli për vizitën në Koman, ku në një bujtinë i thanë që ti je e mirëseardhur, por nuk duam ta promovojmë për shqiptarët, por vetëm për turistët e huaj. Gazetarja u shpreh:
“Askush nuk e lë këtë parajsë bosh. Ti do të ikësh, por të tjerë do të vijnë. Unë uroj vetëm që ata që do të vijnë, të jenë shqiptarë.
Unë nuk do të doja që këtu të mbushej me të huaj. Unë nuk do të doja të na e merrnin copën tonë të diellit e të detit, që na takon e na përket në këtë vend, e pastaj të na thonë: këtu nuk është për shqiptarët.
Sikurse mua në Koman më thanë: “Të falënderojmë shumë, por nuk duam ta promovojmë bujtinën për shqiptarët. Ne e duam vetëm për të huajt, kështu që nuk na intereson promovimi në Shqipëri.”
Unë nuk e dua këtë ditë. Nuk punoj për këtë ditë. Nuk flas për këtë ditë”, tha gazetarja Rudina Xhunga.