Nuk e votuan as familjarët, njihuni me kandidatin në Kanada që s’mori asnjë votë në zgjedhje

Për shumicën e personave të cilët kandidojnë në garë me të tjerë për një pozitë të caktuar, marrja e pak votave do të ishte shkatërruese. Por këtë herë, një kandidat në Kanada, është bërë i pari në historinë e vendit, i cili nuk ka arritur të marrë asnjë votë në zgjedhjet elektorale.

Félix-Antoine Hamel ishte një nga disa dhjetëra kandidatë të pavarur në Toronto-St. Paul’s, të cilët vendosën emrat e tyre për të protestuar kundër sistemit zgjedhor të Kanadasë, duke e bërë fletën e votimit më të gjatë në historinë elektorale federale.

Siç duket për të nuk votuan as familjarë, të njohur apo miq të rrethit të tij shoqëror.  Muzikanti 45-vjeçar nga Montreali tha se nuk ishte i befasuar nga shfaqja e tij e dobët.

“Kur pashë rezultatin, thashë: “Epo, unë jam kandidati i vërtetë i unitetit. Të gjithë pranojnë të mos votojnë për mua,” tha Hamel për CBC News.

Baza e të dhënave të Arkivës së Parlamentit konfirmoi se Hamel ishte kandidati i parë në historinë e vendit që nuk arriti të merrte një votë të vetme në një zgjedhje të kontestuar. Ndërsa, gjashtë kandidatë të tjerë në garën e Hamelit morën vetëm dy vota secili. Versus.al