Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Podujevë, pasi nuk iu bindën urdhrave të zyrtarëve policorë dhe më pas i kanosën ata e i sulmuan fizikisht.
Si pasojë, të dy zyrtarët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë marrë trajtim mjekësor, transmeton klankosova.tv.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
”Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit nuk u janë bindur urdhrave të zyrtareve policor e me pas i kanë kanosur e sulmuar fizikisht. Dy zyrtarët policorë viktima meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”.