Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme situatën e krijuar në veri të Kosovës.
Gjatë fjalës së tij, në forumin “GLOBSEC 2023” që po mbahet në Bratislavë, Rama theksoi se prania e ushtrisë serbe pranë kufirit me Kosovën është e barabartë me zero. Ai shprehet se kjo lëvizje po bëhet për politikë të brendshme nga ana e Serbisë.
“Për fat të keq para se të vij vera kemi probleme në pjesën veriore të Kosovës, mbase nuk kanë det dhe kokat nxehen. Ku ishim 10 vjet më parë, ishim në një gjendje shumë më të vështirë. Sot Ballkani Perëndimor është në pozitën më të mirë, edhe mes Kosovës dhe Serbisë, janë vetëm hapa larg përmbushjes së marrëveshjes historike.
Kjo shkon kundër inercisë së tyre për të luftuar për të jetuar. Ky konflikt aty ka një arsye që në këndvështrimin tim mund të ish-shmangur plotësisht. Nuk është tregues i problemeve konkrete, këta kryeratë të zgjedhur, thelb është që ka një marrëveshje që duhet përmbyllur, njohja reciproke. Ka një hezitim për të arritur këtë marrëveshje.”- tha kryeministri Rama për situatën në veri të Kosovës.