Carlo Ancellotti është zgjedhur trajneri më i mirë i vitit në ceremoninë e “Topit të Artë”, duke fituar çmimin që tashmë quhet “Johan Cruyff”.
Një vlerësim ky mëse i merituar për trajnerin italian, pas triumfeve në Champions League dhe në kampionatin spanjoll me Real Madrid.
