“Nuk të vij dot në varrim miku im”, reperi shqiptar reagon për vrasjen e Roan Brahimit

Reperi Cllevio, ka reaguar për ngjarjen e rëndë që tronditi Athithën mbrëmjen e djeshme, ku 32-vjeçari shqiptar Roan Brahimi u qëllua për vdekje pas një atentati mafioz. Gjithashru e plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij.

Reperi ka publikuar një video në Istagram, ku i ka kushtuar një këngë Brahimit, teksa thotë se ka pasur miqësi të ngushtë me të dhe se nuk mund t’i shkojë në varrim.

Brahimi njihej si një nga kundërshtarët e bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, dhe ishte shpalluar në kërkim nga policia shqiptare për pjesëmarrjen në masakrën ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxhës në mbikalimin e Fushë-Krujës.