Numri një i Britanisë e gozhdon Djokovicin

Numri një i tenisit në Britani, Cameron Norrie, e ka gozhduar serbin Novak Djokovic për veprimet e tij në turneun e Romës, teksa grindja mes tyre ka vazhduar edhe në French Open.

Dyshja u takuan në raundin e katërt të Italian Open dy javë më parë në atë që ishte një përplasje e zjarrtë e shoqëruar me momente të diskutueshme teksa Djokovic fitoi 2:0 në sete apo 6-3, 6-4.

Tenisti serb ishte i zemëruar me Norrien që gjatë ndeshjes ky i fundit e goditi në këmbën e majtë numrin tre të botës kur ai ishte kthyer me shpinë nga rrjeta.

Djokovic ishte i zemëruar me Norrie për një pushim mjekësor ndërsa ai po shërbente për ndeshjen dhe pretendoi se ylli britanik po bërtiste vazhdimisht në fytyrën e tij.

Të dy lojtarët janë aktualisht në garën e madhe të Roland-Garros dhe Norrie ka zbuluar se ai ende nuk ka marrë një kërkim falje nga fituesi i 22 herë Grand Slameve, ndërsa grindjet e tyre vazhdojnë në Paris.

“Ai donte më shumë kohë në shtratin fizioterapeutik dhe ndeshja ishte planifikuar për në orën 11:00”, tha Norrie kur u pyet për takimin e tij të fundit me Djokovicin në Romë.

“Dhe ne dolëm ndoshta në 11:12 apo 11:13. Unë nuk mendoj se ai pa ndonjë problem me këtë. Ai kurrë nuk më tha asgjë. Dhe ai kurrë nuk kërkoi falje. Unë pyeta: “A ishte mirë ta bëje këtë?” Ai tha: ‘Po, është brenda rregullave.’ Pas 15 minutash, ai kërkoi ndihmë mjekësore. I thashë: ‘OK’ dhe vazhdova të ngrohem. Nuk e kam parë kurrë më parë këtë nga asnjë lojtar. Pavarësisht nëse është një ndeshje tenisi apo jo, ju paraqiteni në kohë për çfarëdo që të jetë.’

I pyetur për komentet e Djokovicit dhe për sjelljen e tij, Norrie shtoi: “Kam kërkuar falje menjëherë [pasi godita me top në këmbën e tij të majtë] të cilën nuk e pashë. Ngrita sytë lart dhe godita topin poshtë. Nuk e pashë të kthehej dhe të pranonte pikën. Doja të fitoja, ishte një nga ato ndeshje ku ai është një nga lojtarët më të mirë në botë dhe doja të luaja më mirë dhe të konkurroja sa më shumë që të mundesha. Nuk mendoja se isha në fytyrën e tij. Mendoj se nëse dikush më njeh, jam goxha i zëshëm në disa ndeshje. Ishte një ndeshje e zakonshme tenisi për mua. Po ndjeva pak ijën time dhe mora pushimin mjekësor. Është brenda rregullave. Dhe për të është gjithashtu në rregulla që ta fillojë ndeshjen në kohën kur dëshiron ai edhe nëse është vonë me orarin.”