Për të gjithë ata që duan të ndërtojnë emrin e tyre përmes emrit tim, të cilët thonë se janë përgjegjës për suksesin tim:
Siç e dini tashmë, asnjë organizatë, asnjë parti politike, asnjë shtet nuk më qëndron pas, më qëndroj unë vet me guximin dhe kokëfortësinë time, si dhe disa njerëz që kanë qenë me mua që në fillim.
Gjithçka e kam ndërtuar vetë me punën, mundin dhe dashurinë e pastër për kombin.
Personalisht unë jam përgjegjës për çdo sukses timin, sepse kam qenë e vetmja nga Sanxhaku që kam ngritur zërin kundër asimilimit, kam qenë e vetmja nga Sanxhaku që kam kthyer kombin shqiptar në Sanxhak.
Isha e ekspozuar ndaj torturave të ndryshme, kurtheve të ndryshme,por me ndihmen e Zotit dola me fytyre te paster me shpresen se nje dite do te arrij gjithcka çka kam sot.
Guximi dhe dashuria për mëmëdheun është dhuratë nga Zoti, nuk ma keni dhënë ju, me të kam lindur.Është e lehtë të jesh shqiptar në Kosovë dhe të flasësh për Sanxhakun, por eja në Sanxhak, trego çfarë kam thënë unë 11 vjet më parë dhe do të shohësh se çfarë lloj torturash kam mbijetuar.
I falënderoj të gjithë për mbështetjen virtuale dhe dashurinë që më jepni. Ju dua!
Shkruar nga Amina Nuraj: *Autorja është koordinatore e zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar.