Ervis Martinaj, “mbreti” i kazinove, prej një viti rezulton i zhdukur. Më 11 gusht xhaxhai i tij, Faik Martinaj, deklaroi se familja kishte humbur prej disa ditësh kontaktet me të shumëkërkuarin.
Edhe sot, nuk ka asnjë të dhënë nëse Martinaj është gjallë apo jo. Zhdukja e Martinajt erdhi një muaj pasi i ekzekutuan kushëririn e tij, Brilant Martinaj, në një atentat të mirëorganizuar në mbikalimin e Fushë-Krujës.
“Ora News” ka publikuar një video ku Martinaj shfaqet duke u larë në Lagunën e Patokut, në Laç. Teksa lahet dëgjohet që Martinaj bërtet: “O ka gaforre”, dhe del nxitimthi nga uji.