‘Okay Vlado?’ – Trump përmbledh Putinin: Brengosu për Rusinë më mirë, merrem unë me Lindjen e Mesme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, zbuloi se pati një bisedë telefonike me Presidentin rus Vladimir Putin të martën duke hedhur poshtë ofertën e Moskës për të ndërmjetësuar në tensionin midis Iranit dhe Izraelit.

“Fola me të dje”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, pa hyrë në shumë detaje rreth bisedës.

Presidenti amerikan e bëri të qartë se nuk është i interesuar, të paktën për momentin, në ofertën e Putinit për të ndërmjetësuar në konflikt.

“Ai ofroi të ndihmonte në ndërmjetësim. I thashë: ‘Më bëj një nder. Kujdesu për vendin tënd më parë. Le të ndërmjetësojmë për Rusinë më parë. Brengosesh më vonë për këtë”, tha Trump.