Oleksandr Usyk u sigurua të ngushëllonte Daniel Dubois pasi pësoi një humbje me nokaut teknik nga ukrainasi.
Britaniku u ndal në raundin e nëntë, pasi ukrainasi mbrojti titujt e tij të unifikuar të botës në peshat e rënda WBA, WBO, IBO dhe IBF.
Megjithëse, pati disa polemika nëse Dubois duhej ta kishte fituar luftën në raundin e pestë, kur i dha goditje Usykut në atë që u cilësua si nën brez.
Britaniku ka thënë që atëherë se ishte ‘mashtruar’ për t’u bërë kampion bote, por edhe kështu, Usyk u sigurua që t’i jepte kundërshtarit disa fjalë inkurajimi pas meçit të tyre.
Usyk iu afrua Dubois në këndin e tij dhe tha: “Nuk është keq, është boks, nuk është balet, nuk është vallëzim”.
“Daniel, ti i ri, mundesh, mund të ëndërrosh”.
“Njeri, shok, pusho. Është boksi, është sport i vështirë, vëlla”.
Dyshja më pas u përshëndetën duke goditur dorezat e njëri-tjetrit, ndërsa Usyk u kthye në këndin e tij për të festuar me miqtë dhe familjen e tij.