Opozita bllokon Parlamentin, rrethon foltoren me karrige, Garda në gatishmëri

Teksa pritet të nisë seanca e radhës në Kuvend, opozita ka bllokuar foltoren duke e rrethuar me karrige.

Sali Berisha ka treguar pamjet brenda parlamentit përmes “live” në Facebook e tij.

Situata jonormale në Parlament ka detyruar deputetët e mazhorancës të qëndrojnë në këmbë duke qenë se karriget e tyre ishin përmbysur pranë foltores.

Në një deklaratë për mediat para se të hynte në seancë Berisha u shpreh se Parlamenti do të jetë institucioni qendror që kryeministri Edi Rama do të marrë ndëshkimin e merituar.

Ai tha se gjëja më e përgjegjshme dhe më e shenjtë që mund të bëjë një deputet është të mbrojë të drejtën kushtetuese.