Oppenheimer është fituesi i madh i Oscar-it të 96-të, pasi mori shtatë çmime, duke përfshirë filmin më të mirë dhe aktorin më të mirë për Cillian Murphy. Filmi, i cili kishte 13 nominime, fitoi gjithashtu aktorin më të mirë dytësor për Robert Downey Jr, si dhe regjisorin më të mirë për Christopher Nolan, plus montazhin e filmit, kinematografinë dhe partiturën origjinale.
Emma Stone u vlerësua si aktorja më e mirë për rolin e saj në “Poor things”, i cili gjithashtu fitoi dizajnin më të mirë të produksionit, make-up dhe kostumografi. Barbie – filmi me fitimin më të madh të vitit të kaluar – merr vetëm një çmim për këngën më të mirë origjinale të shkruar nga Billie Eilish dhe vëllai i saj Finneas.
Ukraina fiton Oscar-in e parë me dokumentarin më të mirë “20 Days in Mariupol”, dhe Britania e Madhe fiton filmin më të mirë ndërkombëtar për “The Zone of Interest”.
Aktori Cillian Murphy