Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të cilit i ka shprehur mbështetje të plotë.
Lajmin për takimin e ka bërë të ditur Osmani përmes një cicërime në rrjetin social ‘Twitter’.
“Në momentet kur ka rëndësi se ku qëndroni, unë i shpreha Presidentit solidaritetin tonë të plotë Zelenskyt. Askush nuk e kupton dhimbjen, luftën dhe qëndrueshmërinë e Ukrainës më mirë se populli i Kosovës”.
Sipas Osmanit, “asgjë nuk mund të pengojë vullnetin e një populli për të qenë i lirë”.
Për herë të parë Qeveria e Kosovës kishte miratuar një pako me sanksione kundër Rusisë me 25 shkurt të 2022.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte deklaruar se Kosova me këtë vendim u është bashkëngjitur Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Bashkimit Evropian në kundërpërgjigjen ndaj sulmit rus në Ukrainë.