Më shumë se 1 mijë e 100 persona janë arrestuar nga protestat masive në Turqi që shpërthyen pas arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu, me pretekst korrupsioni. rivalit i tij politik që pritej të kandidonte për president turk.
Ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Yerlikaya, thotë se gjithsej 1,133 janë arrestuar që nga fillimi i këtyre protestave në Turqi javën e kaluar.
“Terrorizimi i rrugëve tona dhe kërcënimi për paqen dhe sigurinë e kombit tonë absolutisht nuk do të tolerohet”, thotë ai.
Arrestimi i kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamoglu javën e kaluar ka nxitur protestat më të mëdha në vend në dekadën e fundit.