Pagëzohet edhe ish-komandanti i UÇK-së, Naser Shatri

Stuhia e konvertimëve nuk ka të ndalur në Kosovë, së fundi është konvertuar edhe ish-komandanti  i UÇK-së nga Istogu, Naser  Shatri.

Bashkë me të është konvertuar edhe gruaja e tij.

Njoftimi i plotë nga një familjar i Naser Shatrit:

Sot pasdite, datë 12 gusht 2024, Komando Naser SHATRI, bashk me bashkëshorten doktoreshë, Atifeten, në kishën shqiptare të Llapushnikut, në emër të Zotit e Gjergj Kastriotit, kryen pagëzimin!

Nga ky moment, Naseri do quhet Luigj SHATRI!

Ky vendim i Naserit, erdhi si rrjedhim i natyrshëm për tu kthyer në rrënjët e të parëve, rrënjët e Nik LEKËS!

Të bekoftë i Madhi ZOT, komandanti ynë, gjithmonë në kahjen që e kërkon Atdheu.

U prift e mbara gjithë shqiptarëve, kudo që janë