Pakkush e njeh: kjo grua mbetet kryeministre e Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron ka vendosur që Elisabeth Borne të mbetet kryeministre, raportoi Reuters, duke cituar një burim nga kabineti i Macron.

“Për të siguruar stabilitet dhe punë të thelluar, presidenti vendosi të mbajë Borne si kryeministre”, tha një burim i paidentifikuar.

I njëjti burim shtoi se Macron do të prezantojë planin e tij për muajt e ardhshëm deri në fund të javës së ardhshme.

Javët e fundit, media raportoi se mund të ketë një riorganizim të qeverisë pas trazirave masive në të gjithë vendin për vrasjen nga Policia të një adoleshenti 17-vjeçar me origjinë algjeriane në një periferi të Parisit.