Inteligjenca e Ukrainës raportohet se ka organizuar një sulm ndërsa forcat detare kanë arritur të shkatërrojnë anijen ruse “Ivanovets”, e cila shërbente për hedhjen e raketave nga deti.
Natën mes 31 janarit dhe 1 shkurt, anija ishte duke shkruar drejt Krimesë, thonë autoritetet ukrainase.
Vlera e përafërt e anijes së humbur është 60-70 milionë dollarë, raporton skynews.
Rreth 40 marinarë dyshohet se ishin në bordin e anijes së fundosur, ku ishin edhe qindra raketa, thotë Marina e Ukrainës.
“Ky operacion është një tjetër kujtesë për pushtuesit rusë se qëndrimi i pandëshkueshëm në territorin e objekteve të pushtuara në Krime është i dëmshëm për shëndetin e tyre”, shkruan në njoftimin e marinës.
Informacionet paraprake thonë se pas mbytjes së “Ivanovets”, rusët nisën një operacion kërkim-shpëtimi, por nuk pati sukses.