Pamjet e qytetarit duke prerë pishat në qendër të Gjakovës, reagon Komuna

Në qytetin e Gjakovës ditën e diele janë shqetësuar nga prerja e disa pishave dhjetëvjeçare në afërsi të stacionit të autobusëve.

Lidhur me këto veprime sot ka reaguar Komuna e Gjakovës.

Nga komuna kanë bërë të ditur se me rastin është duke u marrë policia dhe prokuroria.

Sipas tyre, ky veprim ka ndodhur pa njoftimin dhe aprovimin e komunës dhe si i tillë është i dënueshëm.

Tutje në njoftim thuhet se ky nuk është rasti i vetëm që po ndodhë dhe se në të gjitha rastet do të ndërmirren masat e nevojshme ligjore.