Forcat e Mbrojtjes të Izraelit dhe agjencia e sigurisë Shin Bet publikojnë pamje të reja që tregojnë një pjesë të rrjetit të tunelit të Hamasit nën spitalin Shifa të qytetit të Gazës, ku grupi terrorist besohet të ketë një qendër kryesore komanduese.
Videot janë publikuar nga dy pajisje të veçanta që u ulën në një hyrje tuneli të zbuluar nga IDF të enjten në kompleksin Shifa.
Boshti i tunelit ishte vendosur në terrenin e spitalit nën një tendë, ku trupat e IDF kishin gjetur gjithashtu një kamionçinë të Hamasit me armë në të, të ngjashme me ato të përdorura nga grupi terrorist në sulmet e 7 tetorit.
Videot e reja tregojnë se boshti i tunelit ka një shkallë dredha-dredha nga rreth tre metra thellësi, duke vazhduar poshtë për shtatë metra të tjerë derisa të arrijë në një pjesë të rrjetit të tunelit. Tuneli vazhdon për pesë metra, përpara se të kthehet djathtas dhe të vazhdojë për 50 metra të tjerë.
Në fund të tunelit, pamjet zbulojnë një derë sigurie në mest është një vrimë që do të përdorek nga Hamasi për të qëlluar me armë.
“Kjo lloj dere përdoret nga organizata terroriste Hamas për të bllokuar aftësinë e forcave tona për të hyrë në selinë e organizatës dhe asetet nëntokësore të organizatës,” thotë IDF.
“Gjetjet vërtetojnë përtej çdo dyshimi se ndërtesat në kompleksin spitalor përdoren si infrastrukturë për organizatën terroriste Hamas, për aktivitete terroriste. Kjo është një dëshmi e mëtejshme e përdorimit cinik që organizata terroriste Hamas u bën banorëve të Rripit të Gazës si një mburojë njerëzore për aktivitetet e saj terroriste vrastare”, shton IDF.
IDF dhe Shin Bet thonë se po vazhdojnë të operojnë në Shifa për të ekspozuar rrjetin e tuneleve të Hamasit në zonë.