Pas një operacioni shpëtimi që zgjati 15 orë, ushtria pakistaneze arriti të shpëtonte tetë persona, përfshirë gjashtë fëmijë, të cilët kishin ngecur në teleferikun e prishur në ajër, 274 metra mbi një luginë të thellë në veriperëndim të Pakistanit.
BBC sjell pamjet ekskluzive me dron ku shihet ku kishin ngecur gjashtë fëmijët dhe dy të rriturit mëngjesin e 22 gushtit, kur njëra nga kabllot e teleferikut u këput teksa po kalonin përmbi një lugin në rrethinën Batahram, në provincën Khyber Pakhtunkhwa.
Operacioni i shpëtimit u pa në tërë Pakistanin, ku njerëzit u mblodhën para televizorëve nëpër zyra, dyqane, restorante, spitale dhe shtëpi.