Prishtina përgjatë viteve ka ndryshuar shumë, kur shohim fotografitë e vjetra të saj, ndonjëherë mezi e njohim qytetin.
Pjesë e këtyre ndryshimeve është edhe Pishina e Qytetit mbrapa hotel Grandit, vendi ku sot ndodhet monumenti ”Heroinat”.
Ishte kjo Pishina e Qytetit, vendi ku ka qenë shumë i frekuentuar nga të rinjtë, duke qenë kështu hapsira kryesore e argëtimit.
Faqja ”Prishtina e Vjetër”, në Facebook, ka publikuar një fotografi të kësaj pishine, e cila thuhet të jetë bërë në vitet e 70-ta.