Që fitorja e Spanjës në finalen e Euro 2024 kundër Anglisë do të festohej në Irlandë e Skoci, po aq sa në Madrid, për këtë nuk kishte dyshime njeri. Por një irlandez në veçanti, i ka shtuar 1 milion euro llogarisë së tij bankare, gjithsesi të mbushur me miliona.
Bëhet fjalë për Conor McGregor, ish-luftëtarin e arteve marciale mikse, i cili më 14 qershor kishte vendosur një bast që Spanja do të dilte fitimtare në këtë kompeticion. Irlandezi kishte vendosur bast 83500 euro dhe në fund u shpërblye me 1 milion.
Në një tjetër skedinë, McGregor kishte vendosur bast që Spanja fitonte 3-1 finalen, por për një gol të munguar, nuk arriti të arkëtonte 3 milionë euro të tjera.
“Vamos Spanja! Para të fituara lehtë duke besuar që spanjollët do të fitojnë Europianin në ditëlindjen time. 1 milion i këndshëm për Mac!”, shkroi irlandezi në llogarinë e tij në X.
€1million won on my birthday! 🙏 pic.twitter.com/GNb4LPDZfm
— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) July 14, 2024