Parku arkeologjik i Antigonesë, bashkëpunim me guidat turistike për promovim

Si një ndër pikat më të vizituara nga turistët gjatë udhëtimeve të tyre në luginën e lumit Drino, parku arkeologjik i Antigonesë po i jep përparësi gjithë zonës për t’u vizituar nga turistët.

Sipas drejtuesit të këtij parku, Shkëlqim Guçe, ky qytet antik është bërë tashmë një mundësi e madhe për zhvillimin ekonomik të të gjithë kësaj zone.

Sidomos për ngritjen e bujtinave, duke filluar që nga Asim Zeneli, Krina, Tranoshishta deri në Saraqinisht. Janë fshatrat e Antinogesë të cilat tashmë kanë menduar se duhet patjetër të presin e përcjellin vizitorë jo vetëm në funksionin të promovimit të destinacioneve, por për të hapur dyert e tyre dhe për t’i kthyer në ekonomi ndihmëse për familjet,” shprehet z. Guçe.

Për të promovuar sa më tepër këto zona rurale që ndodhen përreth parkut arkeologjik sipas drejtuesit Guçe bëhet një bashkëpunim edhe me guidat e ndryshme turistike.

Që në fillim të muajit janar kur ne bëjmë analizën, nxjerrim konkluzionet dhe marrim kontaktet e para me guidat dhe agjencitë turistike, për t’u treguar atyre se çfarë ofrojmë dhe promovojmë ne në Antigone. Ky lloj bashkëpunimi ka qenë sistematik, prandaj edhe kemi rritje me më shumë se 1 mijë vizitorë,” thotë drejtuesi i parkut.

Parku arkeologjik Antigone-Adrianopol këtë sezon turistik pati një rritje të numrit të vizitorëve në rreth 1 mijë turistë. /rtsh