Gjykata e Posaçme i ka dërguar një shkresë Kuvendit të Shqipërisë ku kërkon marrjen në pyetjes së Sali Berishës, i cili është vënë nën hetim për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Shkresa mban datën 10 nëntor.
Shkresa është dërguar një ditë më parë dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit.
Nëpërmjet këtij dokumenti të siguruar nga A2 CNN, GJKKO i kërkon Kuvendit të vërë në dijeni deputetin Sali Berisha për vendimin e dhënë nga ana e kësaj gjykate, ai i detyrimit me paraqitje.
Kujtojmë se Berisha akuzohet nga SPAK për korrupsion lidhur me çështjen Partizani, ku i është ndaluar edhe dalja jashtë vendit.
Këto masa janë konsideruar antikushtetuese nga Berisha, pasi sipas tij do të duhej që më parë Prokuroria e Posaçme të kërkonte autorizim nga parlamenti.
Shkresa e GJKKO e dërguar në Kuvend për Berishën