Eva Buzo po shënon historinë. Ditën e djeshme atletja shqiptare nisi misionin e saj, atë të kalimit me not nga Otranto drejt brigjeve shqiptare në Vlorë. Ajo pritet të mbërrijë sot në mesditë.
Nga informacionet e fundit mësohet se Eva Buzo ka shfaqur problemet e para gjate notimit. Prej rreth 27 orësh në det, ajo mësohet se ka probleme ne te folur dhe kripë të tepërt.
Është duke u monitoruar gjendja e saj. Aktualisht ndodhet disa milje larg Karaburunit në det te hapur.
Mendimi për të ndërmarrë notin drejt origjinës së saj, i erdhi gjatë periudhës së izolimit nga pandemia, kur duke parë në Google Maps disa vende të mundshme për të notuar, u ndal në distancën midis Italisë dhe Shqipërisë.
Gjatë rrugëtimit me not që mendohet të zgjasë 35 deri në 40 orë, Eva do të ndiqet nga 2 trajnerë që do të hipin me radhë në një kajak. Një varkë e shpejtë do të jetë për asistencë logjistike.
Eva është një avokate në Australi dhe e angazhuar masivisht me problematika sociale, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Ka përvojë pune në Afrikën Lindore, Azinë Jugore dhe Australi, për organizata të ndryshme duke përfshirë World Vision dhe Save the Children.