Pas Big Brother, Visar Dermaku i bashkohet “Ferma VIP”

Komediani i njohur Visar Dermaku, i njohur për publikun si Gani Gërmia, i është bashkuar reality show-t “Ferma VIP” si pjesëmarrësi më i ri.

Pas pjesëmarrjes së tij në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, ku nuk qëndroi gjatë, Gani Gërmia po e provon veten në një format tjetër televiziv.

Prezantimi i tij në fermë u shoqërua me humor dhe u prit me buzëqeshje nga banorët, në veçanti nga Keisi, e cila e mirëpriti me entuziazëm.

/GazetaSinjali/