Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Porfirije, gjendet në vizitë në Manastirin e Patriarkanës të Pejës, në shtetin e Kosovës.
Për këtë ka njoftuar Manastiri i Deçanit, teksa ka publikuar edhe fotografi të pritjes që i është bërë.
Patriarku Porfirije do të drejtojë ceremoninë e Krishtlindjeve Ortodokse që mbahet më 7 janar.
Siç shkruan Manastri I Deçanit “kjo vizitë është e rëndësië për mbështetjen ndaj besimtarëve ortodoks serbë”.
”Kjo vizitë ka një rëndësi të madhe simbolike për Kishën Ortodokse Serbe dhe popullin serb në Kosovë, pasi Patriarku Porfirije do të ofrojë mbështetjen e tij atërore për besimtarët e Kishës sonë në Kosovë gjatë festës së Lindjes së Krishtit”, thuhet në njoftimin e manastriti të Deçanit.
His Holiness Serbian Orthodox Patriarch Porfirije arrived at the Peć Patriarchate Monastery in #Kosovo
— Dečani Monastery (@DecaniMonastery) January 3, 2024
His Holiness, Serbian Patriarch Porfirije, arrived today afternoon, on January 3, 2024, at the Peć Patriarchate Monastery, a stauropegial lavra and the ancient spiritual and… pic.twitter.com/VGMlBgqOHU