Të dhënat tregojnë se janë ata që kanë themeluar dhe ngritur qytetërimet e para në Egjipt dhe Mesopotami, pasi antropologjia, arkeologjia dhe historia, tregojnë për praninë e kësaj popullsie në këto vende. Në Bibël thuhet për një popull që lundron të gjitha detet e botës dhe që lidhet me një popullsi të racës evropiane, e thënë më qartë atë pellazgo-ilire, që themeloi edhe kulturën më të vjetër evropiane.
Pa frikë mund të thuhet se epoka e bronzit, ishte periudha e dominimit të kësaj popullsie në të gjithë territoret e zhvilluara të botës antike, nga Gjibraltari deri në Indi e ndoshta më tej. Ata janë krijuesit e qytetërimeve të para etnike evropiane si atij të Kretës, Trojës, Mikenës dhe Etrusk. Të dhënat tregojnë se janë ata që kanë themeluar dhe ngritur qytetërimet e para në Egjipt dhe Mesopotami, pasi antropologjia, arkeologjia dhe historia, tregojnë për praninë e kësaj popullsie në këto vende.
Pothuajse të gjitha kombet antike evropiane janë me origjinë nga substrakti Pellazgo-Ilire. Këtu, nuk bën përjashtim as Greqia e Roma, pasi të dhënat tregojnë se popullsia paragreke, por edhe ajo antike greke, ka qenë e një prejardhje Pellazgo-Ilire, po ashtu dhe ajo romake. Qytetërimi greko-romak, do ishte më drejtë që të quhej një nga fazat e zhvillimit të qytetërimit Pellazgo-Ilir. Ai nuk është gjë tjetër, veç fundi i këtij qytetërimi mijëravjeçar. Njihet qytetërimi antik, pasi ai ishte më afër historisë dhe kështu të gjitha mrekullitë e një kulture mijëra vjeçare etnike Evropiane, me pa të drejtë mbështillen në një epokë, në atë greko-romake.
Kombet antike evropiane, janë krijuar mbi bazën e këtij substrakti Pellazgo-Ilir, nga lëvizjet e fiseve të njëjta etnikisht brenda këtij territori, gjatë epokës së bronzit, por edhe të hekurit. Nga Atlantiku deri në Kaukaz, Evropa e bronzit ka folur një gjuhë Pellazgo-Ilire, nga trungu i së cilës do krijoheshin dialekte dhe më pas gjuhë dhe kombe. Ky substrakt ka luajtur rol vendimtar në krijimin e kombeve moderne evropiane. Emigrimi në masë, i popullsisë ilire, drejt perëndimit, njihet në histori me emrin dyndjet Gjermanike.
Territoret që popullsia ilirike u detyrua të lë bosh, u mbushën nga dyndjet e popullsive Iraniano-Mongoliane, të cilat janë quajtur si avare, sllave, turke dhe që përfunduan në pjesën lindore të Evropës vetëm në shekujt XIII.
Marrë nga libri “Albanët me famë mijëvjeçare” i autores Elena Kocaqi, botuar me 2006.