Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka komentuar përsëri vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në Tetovë dhe Çair.
Pendarovski për gazetën “Koha”, ka thënë se kryeministri Kurti nuk e ka keqpërdorur asnjë sekondë vizitën e tij.
Ai tha se Kurti ka nderuar qytetin e Shkupit, duke përuruar rrugën e Adem Demaçit, mentorit të tij politik.
“Unë nuk kam asnjë problem ta kuptoj logjikën e Albin Kurtit për vizitën e tij. Edhe unë nëse do të isha në vendin e tij do të vija. Ai ka ardhur këtu të bëjë nderë për një rrugë që e emëruam me shumë mundësi të mentorit të tij më të madh politik, Adem Demaçit. Por ikonografia, e cila shihej pas paraqitjes së tij, ishte irrituese dhe në këto konstelacione në të cilën ka ndenja dhe emocione të nxehta mes shqiptarëve dhe maqedonasve, sidomos në dy vitet e fundit, për atë që po ndodh më bullgarët, bllokadat drejt BE-së, demonstratat, mitingje për atë arsye kështu me radhë” ka thënë Pendarovski.
“Kurti në paraqitjet e tij në Tetove dhe në Çair nuk tha asnjë fjalë kundër Maqedonisë dhe kundër popullit maqedonas. Ai në asnjë sekondë nuk ka keqpërdorur mikpritjen këtu”, tha ndër tjera presidenti i Maqedonisë se Veriut.