Koenigsegg e ka prezantuar makinën e saj Gemera para 3 vitesh, një hibrid me 1700 kuaj fuqi.
Nga 0 në 100 km/h shkonte për 1,9 sekonda dhe shpejtësia maksimale e kësaj makine ishte rreth 400 km/h. Mjaftueshëm për këdo, sado kërkues që të jetë ai person.

Gjithsesi, Koenigsegg ka sjellë një version të ri të Gemera, me një motor të ri, duke e quajtur megamakina e parë e markës. Motori i ri ka plot 2300 kuaj fuqi.
“Është makina më e fuqishme dhe ekstreme e planetit, por gjithashtu edhe supersportivja më praktike”, thotë krijuesi i saj, Christian Von Koenigsegg.
