Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, tani këshilltare e kryeministrit Kurti, ka akuzuar Komunën e Preshevës që udhëhiqet nga Shqiprim Arifi, se kanë mbajtur zi për terroristët që sulmuan policinë në Banjskë të Zveçanit.
Sinani shkruan se urdhërin e Vuçiqit për mbajtjen e zisë e zbatoi edhe komuna e Preshevës.
“Patriotizëm nëpër rrjete sociale, e zbatim urdhërash në realitet. Pas shpalljes “ditë zie” me rastin e vrasjes së tre terroristëve në Kosovë, nga ana e presidentit serb, Vuçiq, urdhërit iu nënshtruan komunat me shumicë serbe në Kosovë, republika Srpska, dhe e fundit, e vetmja komunë me shumicë shqiptare, komuna e Preshevës”, ka shkruar ajo.