Një tjetër akt provokues nga serbët ka ndodhur në veri të Mitrovicës.
Këtë herë, një mesazh ku Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë është ekspozuar në një banderolë të bardhë me mbishkrimin: “Për ty jap jetën, emri yt është i përjetshëm”, shoqëruar me flamurin serb.
Fotografia është realizuar pranë foltores së kishës së Shën Dhimitrit, ku në sfond duken pjesë të veriut dhe jugut të qytetit.
