Lëvizja Vetëvendosje, partia në pushtet, ka përdorur një xhami në Majac të Podujevës për një tubim elektoral, një veprim që ka shkaktuar reagime.
Kandidatja për deputete nga radhët e Koalicionit për Familjen, Myzejene Selamani, ka reaguar ashpër duke shprehur shqetësimin se xhamitë nuk duhet të përdoren për fushata politike.
“A jeni mirë o të mjerë? A përdoret xhamia për fushatë? Zot i madh runa prej njerëzve të marrë!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Myzejene Selmani e AKR-së kandidon me numrin 42 në zgjedhjet e 9 shkurtit.