Rusia përpiqet të mbrojë Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik nga ajo që e konsideron, ndikim malinj të perëndimit.
Zëdhënësja e ministrisë së Jashtme, Maria Zakharova, thotë se ka vështirësi në bashkëpunimi mes Moskës dhe Beogradit dhe pretendon se shkak për këtë janë bërë Amerika dhe Bashkimi Europian.
“Perëndimi po përpiqet të ushtrojë një ndikim dominues mbi Serbinë. Po kështu, në Ballkan dhe në Beograd. Ata nga Uashingtoni nuk e kuptojnë se gjithçka po ndryshon nga rrënjët. Paqja po ndryshon në çdo kuptim, po ashtu edhe bota po ndryshon. Ky presion ka të bëjë me luftën në Ukrainë, por Beogradit nuk duhet t’i imponohet asgjë.”
Zyrtarja ruse vlerësoi kundërshtinë e Serbisë ndaj presionit ndërkombëtar për të dënuar luftën në Ukrainë, duke akuzuar Perëndimin se veprojnë vetëm me moton: “kush nuk është me ne, është kundër nesh”.
Zakharova lëshoi deklarata shqetësuese sa i përket Bosnje e Hercegovinës, ndërsa pretendoi se “perëndimi po bën përpjekje për të shkatërruar postulatin e barazisë mes serbëve, boshnjakëve dhe kroatëve”.
Sipas Rusisë, marrëveshja e Dejtonit po hidhet poshtë dhe Bosnje e Hercegovina po detyrohet që të shkojë drejt NATO-s.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme shtoi se Moska kishte paralajmëruar më parë për pasojat e shkeljes së Marrëveshjes së Dejtonit, të cilat mund të jenë “katastrofike”.