Automjete merreshin përpara nga uji kësaj jave në qytetet e Arabisë Saudite pas përmbytjeve të papritura, vetëm dy javë pas ngjarjes së ngjashme apokaliptike në Dubai për të cilën u fajësua modifikimi artificial i motit.
Pamje shokuese nga Arabia Saudite tregonin vërshimet në qytet pas reshjeve masive të shirave, në zonat që zakonisht janë të thata e të shkreta.
Rezidentë shiheshin të braktisnin makinat e tyre në qytetin Qassim – një nga zonat e goditura më rëndë ku automjetet tentonin të avanconin në afro 1 metër ujë.
Stuhitë e reshjeve vijnë teksa rajoni Gjirit Persik është përfshirë nga reshje të pazakonta prej mesit të prillit, që nuk janë parë në gadishull prej rreth 75 vitesh, shkruan rrjeti Daily Mail.
Parashikimet e motit vijonin të lajmëronin mot të keq në vazhdim në Qassim, ne kryeqytetin Riad dhe Medina pranë Detit të Kuq.
Stuhi e përmbytje kanë ndodhur dhe më parë në Arbinë Saudite veçanërisht në dimër, por zhvillimi i shpejtë i qyteteve ka lënë prapa sistemet e kanalizimeve që ka lejuar akumulimin e ujit.
Në orët para përmbytjeve ekspertët akuzonin se ishte një pasojë e teknikës së mbjelljes së reve, që përdoret gjerësisht në vend per shtimin e reshjeve. Por ekspertët hidhnin poshtë akuzat duke thënë se metoda artificiale mund të shtojë masën e reshjeve vetëm 10-30 përqind.
Ashtu si në rastin e përmbytjeve në Dubai ata fajësonin sistemet e dobëta të kanalizimeve dhe fenomenet e motit ekstrem.–Daily Mail–