Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po hedhin hapat e parë për krijimin e Sallës Koncertale e Muzeun e Artit.
Përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama ka njoftuar se është takuar me arkitektin e njohur botëror, Kengo Kuma, me të cilin ka diskutuar detajet e fundit për realizimin e këtij projekti, që ka thënë se do të transformojë kryeqytetin.
“Arkitektura unike e ndërtesës ikonë të Kryeqytetit, do të ruhet tërësisht si pjesë e trashëgimisë sonë. Por në të njëjtën kohë ne do të krijojmë një Sallë Koncertale e Muze të Artit super modern. Ne po realizojmë një kërkesë të kahmotshme të artistëve tanë, që të kenë një ambient të përshtatshëm ku do të mund të shprehin artin e tyre, në kushte shumë më të favorshme, ashtu siç do të bëjnë artistët me renome botërore”, ka shkruar Rama.