Përplasje mes tifozëve të Tiranës dhe Beshiktashit në “Air Albania”, godasin njëri-tjetrin me stolat e stadiumit

Ndeshja mes Tiranës dhe Beshiktashit ka nisur me tension të lartë në shkallët e stadiumit “Air Albania”, ku tifozët bardheblu me ata turq janë përplsur me njëri-tjetrin.

Përplasja ka arritur deri në atë pikë teksa tifozët fluturojnë stolat dhe sende të tjera drejt njëri-tjetrit, teksa ndërhyjnë forcat e rendit për të vendosur qetësinë.

Ndërkaq delegati dhe gjyqtarët e UEFA-s morën vendimin për të ndërprerë fillimin e ndeshjes, e cila rinisi pak minuta më pas.