Përqafime, të qeshura dhe një tapet i kuq, pamje nga mikpritja e Putin në Korenë e Veriut

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka mbërritur në Korenë e Veriut për herë të parë në 24 vjet për të filluar një vizitë dy-ditore.

Putin u përshëndet nga lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, me burrat që u panë duke qeshur dhe përqafuar teksa kishin një bisedë pranë aeroplanit të Putinit.