Është përuruar busti i Nënës Terezë të hënën në Ambasadën e Kosovës në Shkup.
Gjatë këtij përurimi të pranishëm ishin presidentja Vjosa Osmani dhe homologët e saj nga Shqipëria, Bajram Begaj dhe nga Maqedonia e Veriut, Stevo Pendarovski.
Begaj ka postuar disa fotografi, ku ka shkruar se Nënë Tereza i bën krenarë shqiptarët dhe e frymëzon gjithë botën.

