Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të zhvillojë një tur në Ballkanin Perëndimor, pas alarmit ukrainas për një plan rus për luftë në rajonin tonë.
Fillimisht do të ndalet në Bosnje e Hercegovinë të dielën, ndërsa të hënën pasdite do të vizitojë Prishtinën ku ka planifikuar takime me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Gjithashtu edhe një vizitë në bazën e KFOR-it. Më 21 nëntor do të zhvendoset për ne Beograd, ku do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç.
Po në të njëjtën ditë do të vizitojë edhe Maqedoninë e Veriut, ku parashikon takime me liderët e këtij vendi.
Në përmbyllje të turit të tij në Ballkanin Perëndimor, Stoltenberg do të marrë pjesë në një takim me liderët e vendeve aleate nga rajoni, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama.