Policia gjermane ka qenë e menjëhershme në reagimin e saj ndaj tifozëve serb të Crvena Zvezda-s, të cilët shpalosën hartën e Kosovës nën flamurin serb gjatë përballjes së ekipit të tyre në transfertë me Alba Berlin-in në Euroligë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.
Alba Berlin-it priti Crvena Zvezda-n për duelin e raundit të 26 në Euroligën e basketbollit, teksa tifozeria mike e pranishme në shkallët e “Uber Arena”-s nuk ngurroi të shpaloste flamujt kundër Kosovës.
Megjithatë, policia e kryeqytetit gjerman, Berlinit, reagoi shpejt duke u futur mes tifozerisë serbe dhe duke larguar flamujt anti-Kosovë.
Përsa i përketë duelit, Alba humbi me rezultatin 71-77 duke u pozicionuar në vendin e fundit në Euroligë. Crvena ngjitet përkohësisht në vendin e pestë.
Olympiacos kryeson renditjen, i ndjekur nga Fenerbahce, Moncao, Panathinaikos, ndërsa Bayern Munich-u mbyll “top 6”.