Policia: Gjoba nga 2.500-10.000 lekë për këdo hedh mbeturina nga makina në rrugë

Në Tiranë Policia Rrugore ka lajmëruar se do të vendosi gjoba për drejtuesit e automjeteve që hedhin sende nga dritarja e makinës, duke ndotur ambientin.

Duke ndarë pamje nga kontrollet intensive policia nënvizon se “është e vendosur për ndëshkimin e të gjithë drejtuesve dhe pasagjerëve që hedhin sende nga mjetet në lëvizje. Kjo shkelje dënohet me gjobë nga 2.500-10.000 lekë sipas nenit 15/1, germa i, të Kodit Rrugor” .

“Mjedisi është i të gjithëve, mos e ndotni atë!” është thirrja e Policisë së Tiranës.

Në Shqipëri autoritetet vazhdimisht kanë shtuar thirrje për të ruajtur ambientit, ndërsa vendi synon të rriti ndjeshëm numrin e turistëve dhe përfitimet nga turizmi.