Policia merr informacion se “dikush” do të hyjë nga Serbia, çon autoblindat në Jarinjë

Në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë janë nisur automjete të blinduara të Policisë së Kosovës.

Policia ka marrë informata se “dikush” mund të hyjë nga Serbia sot dhe për siguri ka dërguar njësitet e veta atje.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i ka thënë KOHËS se e kanë pranuar informatën për ardhjen e “dikujt”, por se nuk e kanë ende të qartë se kush.

“Është njëfarë informate që ka me ardhë dikush prej Serbisë dhe policët tanë janë atje. Për shkaqe sigurie i kemi dërguar ata”, ka thënë ai.