Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog kreu të enjten e 12 shtatorit një vizitë në Tiranë.
Ai u mirëprit nga Kryeministri Edi Rama, i cili gjithashtu ndau pamje nga vizita e presidentit izraelit me anë të një video në rrjetet sociale.
Në pamjet e publikuara nga Rama, ai shfaqet duke i treguar Herzog ambientet e kryeministrisë, teksa gjithashtu patën dhe një konferencë të përbashkët.