Presidenti italian: Tensionet në Kosovë ndonjëherë nxehen me qëllim – pa KFOR-in, vendi do shkatërrohej

Presidenti italian: Tensionet në Kosovë ndonjëherë nxehen me qëllim – pa KFOR-in, vendi do shkatërrohej

Presidenti i Republikës së Italisë, Sergio Mattarella, ka thënë se rreziku i ndërhyrjeve nga jashtë në Ballkanin Perëndimor, është jashtëzakonisht i madh.

Këto komente, Mattarella i bëri derisa po bisedonte me misionin komandues italian të KFOR-it, gjatë ceremonisë së përshëndetjes së kontingjenteve italiane të angazhuara në operacionet ndërkombëtare.

Ai tha se “integrimi i tërë rajonit të Ballkanit në BE kërkon qetësi”.

“Për 25 vjet, KFOR-i ka qenë i përkushtuar në këtë mision. I kam kushtuar vëmendje nga afër atij, dhe kam vënë re se klima lokale ndonjëherë nxehet me qëllim, duke e bërë artificialisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë të vështirë. Misioni juaj për ta mbajtur atë të gjallë, është kritik”.

“Rreziku i ndërhyrjeve nga jashtë në Ballkan është jashtëzakonisht i lartë, dhe kjo është evidente”, potencoi ai.

Mattarella përfundoi duke thënë se pa KFOR-in, në Kosovë “do të kishte shpërthime të dhunshme të cilat do ta shkatërronin vendin gjatë këtyre viteve”.