Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit terrorist kundër Izraelit.
Osmani ka thënë se Kosova është e tmerruar nga një sulm i tillë dhe vrasja e civilëve të pafajshëm.
Shefja e shtetit ka thënë se Kosova shpreh solidaritet të plotë me presidentin Isaac Herzog dhe se lutjet janë për familjet e viktimave.
“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael.Shprehim solidaritetin tonë të plotë me PresidentinIsaac Herzog, populli dhe shteti i Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar presidentja Osmani.
Appalled by the terror attacks and killings of innocent civilians in Israel.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 7, 2023
We express our full solidarity with President @Isaac_Herzog, the people, and the State of Israel in these dark hours.
Our thoughts are with the families of the victims.
Edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka dënuar sulmin terrorist kundër Izraelit.
MPJ në një reagim në platformën “X” kanë shkruar se Kosova qëndron në solidaritet të plot me Izraelin në këto momente të tmerrshme.
“Kosova dënon fuqishëm sulmet terroriste kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Izraelin në këto momente të tmerrshme. Lutjet tona janë për viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruhet në reagim.