Cilat janë komunitetet arbëreshe dhe shqiptare në Amerikën Latine? Kur migruan arbëreshët në Argjentinë? Cila është e vërteta për origjinën arbëreshe të Messit?
Bisedë ekskluzive me ipeshkvin e kishës Ortodokse Shqiptare në Diasporë, Monsinjor Alejandro Greco (Aleksandër Greko). Deklarata rreth origjinës së Messit e gjeni në videon
Në fakt nuk është hera e parë që dëgjojmë që personazhe të njohur botëror të fushave të ndryshme janë me origjinë arbëreshe apo shqiptare.
Por sa e vërtetë është kjo e Messit nuk e dimë, sepse deri tani është vetëm kjo dëshmi i këtij prifti argjentinas që duket shumë i bindur në ato që thotë.
Arbëreshët (në italisht: albanesi d’Italia ose italo-albanesi), domëthënë shqiptarët e Italisë, i quajtur edhe italo-shqiptarë, janë pakica etno-gjuhësore shqiptare vendosur historikisht në jug të Italisë.
Të ardhur nga Shqipëria, nga rajoni historikisht shqiptar i Epirit dhe nga komunitetet e shumta shqiptare të Atikës dhe Moresë, sot në Greqi, ata u vendosën në Itali midis shekujve XV dhe XVIII.